Andi i del zot Jasminës, i përgjigjet Princit me vargje rep

Andi i del zot Jasminës, i përgjigjet Princit me vargje rep

April 13, 2021 0

Në puntatën e transmetuar ditën e sotme në “Për’puthen”, Princi ka dhënë një sqarim në këngën ku i bënte “diss” Jasminës. Ndërkaq ka tërhequr edhe Andin në debat.

“Në periudhën që Jasmina nuk fliste me Andin kam pasur një afrimitet duke folur me mesazhe apo prapaskenë dhe mendova se do të ishte diçka, por më vonë doli që donte të të bënte vetëm ty xheloz”, ngacmoi Princi.

Përgjigja e Andit ka qenë lartësinë e zhanrit duke reaguar me vargje në rep.

“Po kërcen prej nji vendi në një vend krejt si Kricket,

e ke humb këtë betejë, e mbyllim këtë muhabet.

Shkove u çove, i bone një femret diss,

po e lëmë këtë punë, hajde jepma një kiss”. Për këto vargje, kushtuar Princit. Andi mori një puthje nga Jasmina.

Para pak ditësh, Princi ka sjellë një version të ri të këngës “Xhoana” të Akrepit, ku tallej me Jasminën.

“Ah moj Jasmina më morë mendt e mia.

Hipa te ai Benzi e s’doja më t’ja dija.

Lëre se nuk është për ty më thoshte dhe shoqnia,

por gropëzën tek mjekra nga afër do ta shihja. I ke hak rolet në filma Hollywoodi,

bukuri po e me aktrim ta fut ti.

Bashkë në helikopter me shëtit në Ballkan,

se mu shtire vullkan pastaj m’dole kallkan. Zemrën ma ndeze, por tani vetë e fika

po ti paske pas sytë nga Amerika.

Unë s’jam peshk, por i sinqertë dhe kampion je mësu me lepura, luan nuk përballon”, ishin vargjet e Princi për Jasminën. Në fund kënga mbyllet me fjalët “Bye torollake”. /revista.one/