Si u veshën Luiz Ejlli dhe Kiara Tito në dasmën e Elgit Dodës dhe Klea Hutës

Si u veshën Luiz Ejlli dhe Kiara Tito në dasmën e Elgit Dodës dhe Klea Hutës

June 5, 2023 0

Fituesi i Big Brother VIP, Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito janë pjesë e dasmës së Elgit Dodës dhe Klea Hutës.

Ky është një ndër evenimentet e shumtë që ata janë parë bashkë.

Artisti preferoi të vishej me ngjyra të hapura, duke u përshtatur edhe me ambientin ku po zhvillohet dasma, bregdet.Kurse moderatorja e famshme është kombinuar me partnerin e saj, dhe ka veshur një fustan ngjyrë portokalli.

Ndërkohë nusja Klea duket magjepsëse me një fustan të bardhë saten ngjitur pas trupit, me flokët të mbajtur bisht.

Ndërsa pjesën e bustit, ajo ka zgjedhur ta ketë me gurë në formë lulesh të vogla.Nga ana tjetër, këngëtari dhe kompozitori i famshëm zgjodhi që në ditën e dasmës të veshë kostum ngjyrë bezhë.

Në janar të vitit 2020, të veshur si nuse dhe dhëndër, Klea dhe Elgiti realizuan një set fotografik në shkretëtirën Agafay, në Marrakesh të Marokut.

Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”, ndërsa tashmë janë prindër të një djali të quajtur Krid, i cili një ditë më parë mbushi 3 vjeç.

revista.one/