Krist Aliaj flet për të dashurin e Zhaklinës: Ja si u ndjeva kur u puthën

Krist Aliaj flet për të dashurin e Zhaklinës: Ja si u ndjeva kur u puthën

June 5, 2023 0

Gjatë një interviste në rubrikën “Mos i bjer me top”, tek E Diell, Krist Aliaj nuk i ka shpëtuar as pyetjes në lidhje me ish-opinionisten e Big Brother, Zhaklinën.

Ai u pyet nga Ronaldo Sharka se si është ndjerë kur e pa Zhaklinën duke u puthur me një mashkull tjetër. Kristi shprehet se është shumë i lumtur për të dhe mesa Zhaklina i ka treguar, janë një çift që shkojë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Ronaldo Sharka: Këtë periudhë ka qarkulluar një video e Zhaklin Lekatarit duke u puthur me një mashkull jashtë Shqipërisë i cili është aluduar se është i dashuri i saj. Si u ndjeve kur e pe këtë video, u ndjeve disi xheloz?

Krist Aliaj:Jo unë u kënaqa për Zhaklinën dhe kur u takuam më shpjegoi se si ishte situata me atë personin. Ai më duket një person simpatik, shkojnë shumë ata të dy.

Ronaldo Sharka: E njeh t’i atë djalin?

Krist Aliaj: Unë nuk e njoh.

Ronaldo Sharka: Po nga thua që shkojnë shumë? Apo të ka treguar Zhaklina foto të tjera?

Krist Aliaj: Jo më ka thënë që është çun i mirë, që shkojmë shumë bashkë dhe më pëlqeu kjo gjë. I uroj më të mirat.

Ronaldo Sharka: Janë të dashuruar?

Krist Aliaj: Mendoj që do zhvillohet diçka aty brenda. Shkojnë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, gjatë qëndrimit në “Big Brother”, një video e Kristit është bërë virale, ku pyet një grua në një fshat të Shqipërisë se çfarë ndryshimi ka një gomar mashkull nga një gomar femër.

Këtë video, ish-banori i “Big Brother” e ka komentuar tek rubrika “Mos i bjer me Top”, ku shprehet se e ka bërë këtë pyetje nga naiviteti.

Erjola Doci: Ky është pyetja me të cilën të drejtohemi. E ke kuptuar ndryshimin mes gomarit femër dhe mashkull?

Krist Aliaj:Dua të ma shpjegosh ti një herë e përfundimisht, mund të ndihmojë dhe Ronaldo këtu (qesh). Duhet të ma shpjegoni ju këtu sepse në atë moment nuk e pashë ndryshimin.

Ronaldo Sharka: Më fal nuk ta shpjegoi Berti akoma çfarë ndryshimi ka?

Krist Aliaj: Jo Berti s’u mor fare.

Ronaldo Shkarka: Berti u shkri së qeshuri. Vërtet e ke bërë këtë pyetje nga naiviteti apo?

Krist Aliaj: Po nga naiviteti. Kisha dhe atë femrën që ishte përpara, ishte shumë e lezetshme dhe desha ta vija në pozitë të vështirë, dhe u vu në pozitë të vështirë, nuk dinte si të përgjigjej. Nuk dinte të jepte ndryshimin biologjik.