Krisje në raportin me Kiarën? Ja si reagon Luiz Ejlli kur e pyesin fansat

Krisje në raportin me Kiarën? Ja si reagon Luiz Ejlli kur e pyesin fansat

June 10, 2023 0

Takimi me Jurgenën, ndërsa Kiara ishte në Turqi, duket se ka shkaktuar një krisje mes Luizit dhe bashkëshortes. Ky fakt, është pasqyruar edhe në rrjetet sociale, ku vetë fituesi i “Big Brother”, ka zgjedhur të reagojë për herë të parë dhe nga ato çfarë tha, çifti nuk duket në ditët e arta.

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka filluar që të jetë mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”. Madje, ai herë pas here hynë “live” për të bashkëbiseduar me mijëra fansat e tij. E kështu, ka bërë edhe ditën e djeshme, ku gjatë kësaj bisede virtuale, fituesi i “Big Brother VIP 2” i përshëndeti të gjithë e madje edhe këndoi me kërkesë të ndjekësve.

Nga ana tjetër, sigurisht që nuk munguan pyetjet në lidhje me partneren e tij, Kiara Tito, e cila ditën e djeshme ka udhëtuar drejt Stambollit për arsye pune. Moderatorja do të prezantojë emisionin “Kepi i Tundimeve”, i cili pritet që shumë shpejt të transmetohet në ekranin e “Top Channel”.

Dikush e pyeti Luizin se pse nuk ka shkuar në Turqi bashkë me partneren dhe ai i përgjigjet: “Ça Stambolli, ça dua unë aty”.

Më pas, një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse e ka marrë malli për Kiarën dhe Ejlli iu përgjigj shkurt “Boll”, tha ai. Në fakt, në rrjet të shumtë janë ata që nuk besojnë se ky takim është një rastësi, duke aluduar se është Jurgena ajo që ka kërkuar të takojë Luizin, ndonëse ky i fundit qartazi nuk ka asnjë interes për të.

Në këto kushte, të gjithë kanë parashikuar një sherr të mundshëm me Kiarën, e cila vijon me angazhimin e saj në Turqi, teksa në Tiranë u zhvillua gjithë kjo zhurmë mediatike për takimin e partnerit të saj me ish partneren e tij.

Ky është sherri i ditës i çiftit më të ndjekur të momentit dhe përsëri shkak është bërë Jurgena. Miqtë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë, pranë “Top Media”, zbuluan se dyshja ka kaluar ditë të vështira para dy javësh, ku shkak i një konflikti mes tyre ka qenë pikërisht Jurgena, ish-e dashura e Luizit.

Fituesi i “Big Brother” ka folur edhe për raportin që ka tashmë me Jurgenën, ish-partneren e tij që i menaxhonte “Instagram”- in. Madje, ai tregoi se ka takuar babain e Jurgenës dhe u ndje keq, për mërzinë dhe problemet që i kishte hapur, duke u komentuar nga portale të ndryshme.

“Unë jam takuar me babain e saj, burrë zotëri erdhi e më tha që familja ime nuk e ka merituar këtë lloj vrer dhe me bëri të ndihem shumë keq. Nuk është gjithçka fama, po bëhem shkak për të shkatërruar një familje”, u shpreh Luizi. Mikja e Luiz Ejllit, Jurgena është bërë sërish “e gjallë” në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një adrese në “Instagram” që pretendon se është vajza në fjalë, ajo i ka hedhur sërish benzinë zjarrit. Një nga ndjekësit e kishte pyetur nëse ishte së bashku me Luizin në Gjakovë dhe përgjigjja e saj do t’ju befasojë. Jurgena konfirmon se ka qenë në Gjakovë së bashku me familjen e saj ditën që Luizi pati koncertin ndërkohë që edhe janë takuar së bashku.

“Në Gjakovë isha me familjen dhe vendosëm që të takoheshim me Luizin. Të sqaronim disa gjëra rreth ‘Instagram’-it të tij që ka pasur”, shkruan Jurgena. I ftuar në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj, Luizi tha se e ka njohur shumë pak kohë para nisjes së “Big Brother” dhe ka dalë disa herë me të.

Tashmë që lidhja me Jurgenën përfundoi, raporti mes tyre duket se ka mbetur i mirë, duke ruajtur respekt për njëri-tjetrin. Por duket se dalja sërish në skenë e Jurgenës, ka sjellë probleme në marrëdhënien e tij me Kiarën. 

Kiara Tito, prej ditësh është larguar drejt Turqisë, ku edhe do të drejtojë formatin “Kepi i Tundimeve”, ndërkohë që Luizi ka qëndruar disa ditë i vetëm në Tiranë, e më pas u nis për në SHBA, ku e presin disa koncerte.

Por, para se fituesi i “Big Brother” të largohej, në media u publikuan edhe fotot ku ai dhe ish-e dashura e tij, Jurgena, gjendeshin në të njëjtin vend. Konkretisht, Luizi publikoi foto nga parukieri ku edhe kuron imazhin e tij.

Për herë të parë, ish-partnerja e tij ka thyer heshtjen, në një prononcim të dhënë për “Kryefjala”: “Prania në të njëjtën parukeri me Luizin ka qenë rastësi, nuk jemi takuar”, është shprehur Jurgena, e cila duket se ka dashur të shmangë keqkuptimet.

Nga ana tjetër, edhe artisti shkodran ka reaguar në lidhje me këtë takim. Këngëtari është futur “live” në “Instagram” ku ka thënë se me Jurgenën e ka bashkuar rastësia dhe askush nuk e do Kiarën sa ai.

revista.one/