Zjarri i qëllimshëm? Digjet lokali në pronësi të babait të Noizyt në Durrës

Zjarri i qëllimshëm? Digjet lokali në pronësi të babait të Noizyt në Durrës

June 11, 2023 0

Një lokal në Durrës në pronësi të babait të këngëtarit të njohur Noizy është përfshirë nga flakët.

Deri më tani, sipas burimeve, pista kryesore e hetimit është zjarrvënia e qëllimshme, pasi dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

Janë konstatuar dy-tre vatra zjarri që janë shuar nga zjarrfikësit në orët e para të mëngjesit të sotëm, por ka vetëm dëme materiale në lokalin e Bashkim Rajkut (babai Noizyt).

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”,njofton policia.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Në mesditë, faqja e lokalit në instagram bëri një njoftim mbi shkakun e zjarrit.

Postimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):

“Njoftim!

Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë elektrike GATE 03 do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Ju mirëpresim së shpejti”. 

revista.one/