Luizi: “Familja ime është jeta ime dhe çdo gjë tjetër vjen në vend të dytë”

Luizi: “Familja ime është jeta ime dhe çdo gjë tjetër vjen në vend të dytë”

June 14, 2023 0

Gjatë turit të tij të koncerteve në SHBA Luizi më në fund ka takuar motrën dhe kunatin e tij, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtari ndodhet atje për një tur koncertesh dhe ditën e sotme ka ndaluar në qytetin ku jeton e motra.

Ndonëse në rrjet është përfolur sikur marrëdhëniet e tyre nuk janë aq të mira, nisur prej disa reagimeve dhe mosmarrëveshjeve të vogla nga të dyja anët gjatë qëndrimit të këngëtarit në shtëpinë e BBV, Luizi i ka mbyllur gojën të gjithëve përmes këtij postimi.

Krah motrës dhe bashkëshortit të saj, të cilët prej vitesh jetojnë në Amerikë ai ka treguar se familja tij është gjëja më e rëndësishme dhe më e pazëvendësueshme.

Luizi ka postuar një foto me motrën dhe kunatin dhe ka shkruar se për të familja është e para.

revista.one/