Albumet e Bebe Rexhës dhe të Ava Max në listën e më të mirëve në 2023, sipas revistës ‘Rolling Stone’

Albumet e Bebe Rexhës dhe të Ava Max në listën e më të mirëve në 2023, sipas revistës ‘Rolling Stone’

June 14, 2023 0

Revista e famshme Rolling Stone ka publikuar së fundmi listën me albumet më të mira ndërkombëtare deri tani.

Pjesë e listës janë edhe dy albumet e publikuara nga dy këngëtaret shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Rexha ka publikuar në maj albumin e vetë titulluar “Bebe”, ndërsa Ava Max, albumin e dytë në karrierë të titulluar “Diamonds and Dancefloors”.

Krahas listimit, revista e famshme ka dhënë edhe një përshkrim të specifikave të albumeve përkatëse.

“’Diamonds and Dancefloors’ shërbyen si një moment katarsisi për Ava Max, e cila e kanalizoi thyerjen e zemrës së saj reale në këngë optimiste që synojnë “të bëjnë të qash dhe të kërcesh në të njëjtën kohë”. I udhëhequr nga kënga solo ‘Maybe You’re the Problem’, albumi është i mbushur me këngë pop, me një prekje nuancash disko të ndikuar nga stili evropiani muzikës”, ka shkruar Revista Rolling Stone.

Koopertina e albumit “Diamonds and Dancefloors” nga Ava Max (Foto: Ava Max/Instagram)

Ndërkohë, fjalë të mira u shquan edhe për albumin “Bebe” të Bebe Rexhës, i cili tashmë ka tejkaluar shifrën e një miliard dëgjimeve në Spotify.

“Nëpërmjet seancave në studio të mbushura me barëra të këqija, Bebe Rexha përzjeu një lirikë të popit të viteve shtatëdhjetë me melodi të ndritshme dhe nuanca disko për ta bërë albumin e saj më të mirë deri më tani. ‘Bebe’ është një kontrast i fortë nga energjia e errët e muzikës së saj të mëparshme – dhe ajo shkëlqen përmes këtij optimizmi. Megjithëse albumi përmban hitin e saj të mrekullueshëm ‘I’m Good (Blue)’ me David Guettan, si dhe këngët shumë të pëlqyera ‘I’m Not High, I’m In Love’ dhe ‘Seasons’ me legjendën e muzikës country, Dolly Parton”, shkruan Rolling Stone.

Koopertina e albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Nga shqiptaret me famë botërore pritet që të publikojë album edhe Rita Ora, e cila ka planifikuar që në korrik të nxjerrë në shitje “You and I”.

revista.one/