Arbana Osman ndan copëza nga dasma në Toskanë, tregon momentin kur u përlot

Arbana Osman ndan copëza nga dasma në Toskanë, tregon momentin kur u përlot

June 19, 2023 0

Moderatorja Arbana Osmani ka ndarë disa copëza nga kurorëzimi i dashurisë me partnerin e saj Eduart Grishaj të shtunën në Toskanë.

Arbana është shprehur e përlotur, kur fustani i nusërisë i është dhuruar asaj nga organizatorët e dasmës në mënyrë që t’ia trashëgojë dhe vajzës së saj.

Ajo ka publikuar disa imazhe nga dekori në dasmën e saj, ndërsa ashtu siç edhe kishte kërkuar ceremonia u mbajt shumë private nga të ftuarit e saj.

Postimi i plotë i Arbanës:

‘Pak ditë më parë, në një ceremoni private vetëm me njerëzit tanë më të afërt festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. E megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësine tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë e pakursyer ka qenë edhe ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar dhe ne do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka kanë bërë’

revista.one/