(VIDEO) Incidenti, këngëtarja Bebe Rexha qëllohet në skenë me telefon në fytyrë

(VIDEO) Incidenti, këngëtarja Bebe Rexha qëllohet në skenë me telefon në fytyrë

June 19, 2023 0

Një incident u shënua në koncertin e këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha në New York të dielën.

Ndërsa po këndonte në skenë nga turma u hodh një telefon celular i cili e goditi këngëtaren në fytyrë.

Videoja është shpërndarë në twitter dhe është bërë virale

Menjëherë disa pjesëtarë të skuadrës së saj ngjiten në skenë për të parë nëse gjithçka është në rregull. Ndërkohë këngëtarja ulet në gjunjë.  

Një tjetër video tregon 33-vjeçaren të rrethuar nga stafi teksa largohet nga skena duke mbajtur duart në fytyrë.

Personi që postoi videon shkruan: Bebe Rexha po nxirret me nxitim nga skena e koncertit në New York pasi dikush hodhi një telefon goditi në fytyrë”

Shumë fansa u indinjuan nga ky veprim pasi ishte një koncert vërtet i bukur ndërsa incidenti la shije të keqe.

Arrestohet 27 vjeçari i dyshuar

Nicolas Malvagna nga New Jersey ishte përgjegjës për incidentin, i cili u kap në kamera nga anëtarë të tjerë të audiencës.

Një video e postuar në Twitter tregon momentin kur Bebe Rexha është goditur në fytyrë nga telefoni që i arrestuari hodhi drejt saj.

Fansat dolën menjëherë në rrjetet sociale për të shprehur tronditjen, shqetësimin dhe shqetësimin e tyre.

revista.one/