Dy muaj të martuar, Kiara Tito risjell momentin e veçantë me Luiz Ejllin

Dy muaj të martuar, Kiara Tito risjell momentin e veçantë me Luiz Ejllin

July 6, 2023 0

Sot bëhen dy muaj nga martesa e Kiara Titos me Luiz Ejllin. Këtë na e ka kujtuar vetë Kiara Tito e cila ka ndarë në InstaStory një postim të fansave të saj të cilët e kanë uruar me foton speciale krah Luizit.

Këngëtari i njohur doli nga shtëpia e Big Brother VIP 2 dhe shkoi në Bashkinë e Tiranës, ku kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, kurorëzoi martesën e tij dhe Kiarës, çiftin më të përfolur në të gjithë Shqipërinë dhe më gjerë.

Në ceremoninë martesore që kaq shumë pritej nga çifti, morën pjesë dhjetëra miq, të afërm dhe familjarë të Luizit dhe Kiarës.

Një gjë të tillë e kishte kërkuar edhe Luizi, por edhe Kiara shumë shpesh brenda shtëpisë. Ata madje kanë shprehur dëshirën për të patur fëmijë bashkë.

Kiara pranoi të jetë bashkëshortja e Luizit dhe që të marrë mbiemrin e tij Ejlli.

Luizi u shpreh se ai pranon ta ndajë jetën me Kiarën deri në vdekje. Puthja magjike mes çiftit u duartrokit nga të ftuarit.