Nga Londra me dashuri, dhurata për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon

Nga Londra me dashuri, dhurata për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon

July 6, 2023 0

Luiz Ejlli së fundmi ka bërë një postim në rrjete sociale duke treguar për dhuratën që i ka bërë një emigrant shqiptar nga Londra.

Këngëtarit të njohur ia sollën një shqiponjë të madhe bashkangjitur një fotografi me Kiara Titon nga ceremonia e martesës.

Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në natën finale të Big Brother VIP Albania 2.

Çifti po vazhdon të jetë në vëmendje akoma dhe shumë të pëlqyer nga publiku.

Luiz Ejlli gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, arriti të fitojë fansa të shumtë.

Edhe në kohën kur ishte në shtëpi, artistit shkodran iu bënë shumë dhurata e madje i premtuan edhe gjëra të tjera me vlerë.

revista.one/