Luiz Ejlli flet për rolin në film: Skena e puthjes me Oltën, më e vështira

Luiz Ejlli flet për rolin në film: Skena e puthjes me Oltën, më e vështira

July 10, 2023 0

Fituesi i edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’, Luiz Ejlli, është njëri nga protagonistët e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Është prodhimi i parë filmik i Top Channel, një komedi romantike që pritet të ketë premierën në tetor. Duke folur për këtë projekt, Luizi ka thënë se personazhi që ai e portretizon ka të bëjë me një pjesë të jetës që e ka përjetuar vet ai.

“Personazhi në film ka të bëjë me një pjesë të jetës sime shumë të rëndësishme që e kam përjetuar vet. Ndoshta kjo është arsyeja që e kam gjetur veten në atë rol”.

“Më pëlqen sepse shoh veten ku jam sot dhe rikthehem tek Besi që kam rolin në film. Skena më e vështirë ka qenë skena e puthjes, mund ta quaj puthja e djallit. Ishte një moment shumë i sikletshëm, aq më tepër që e kemi bërë shtatë herë prova”.

“Është goxha e vështirë të punosh me Oltën, ka shumë kërkesa për filmin. Nuk e kisha menduar kurrë që do të ishte në një rol si bashkëshortja ime. I vetmi moment i filmit që më pëlqen shumë, shumë, është momenti kur thamë ‘do divorcohemi’”, është shprehur ai.