Krist Aliaj në Bodrum/ Reagimi i Keisit: Nuk duam opinionistë këtu; Jori: Atij mbase i pëlqejnë çunat

Krist Aliaj në Bodrum/ Reagimi i Keisit: Nuk duam opinionistë këtu; Jori: Atij mbase i pëlqejnë çunat

July 10, 2023 0

I ftuari special në emisionin “Kepi i Vip-ave”, i xhiruar në Bodrum, ka qenë Krist Aliaj Dragot i cili shkaktoi habi tek personazhet e tjerë.

Ata nuk prisnin që Kristi të ishte i ftuari i special, ku reagimi i Keisit dhe Jori Dellit ra më shumë në sy.

“Po tallet mo. Ua seriozisht? Nuk kemi nevojë për opinionist këtu. Po ky çfarë do këtu?!”, ishin disa nga komentet e Keisit.

“Krist Dragot i ftuari special? Po pse e bëni Krisin të ftuarin special? E pe si u fut Kristi? Kapeni Kristin se po fluturon shumë. Ai e ndjen veten sikur është Zoti. Unë jam i ftuar special”, është shprehur Jori Delli.

Jori para kamerave tha për Kristin se sipas saj, Kristit mund ti pëlqejnë edhe djemtë.

“Të kam çuar në xhiro, kemi folur bashkë. Ai kur jemi bashkë nuk mi thotë ato gjëra. Nuk më kërkoi as falje. Ndihem shumë e zhgënjyer nga kjo gjë sepse nuk e prisja fare. Prandaj thashë unë në rrugën time, ti në rrugën tënde.

I pëlqen të pëlqehet, i pëlqen që vajzat që vajzat t’i shkruajnë. Më ka treguar edhe disa mesazhe, por ai as që ju përgjigjet. Nuk e di se çfarë bën. Mbase i pëlqejnë çunat. Se di. Fshije këtë, fshije”, tha Jori.