Alketa Vejsiu ndalohet nga policia në Zvicër, bllokohet në stacionin e trenit
August 5, 2023Alketa Vejsiu është klandestine në Zvicër. Kjo u bë e ditur nga vetë ajo në një postim të bërë sot në “Instagram”, ku shprehet se pashaporta e saj kishte përfunduar në çantën e vajzës.
Ajo tregon se iu desh 1 orë bisedime me policët që t’i bindte se nuk ishte ilegale. Në fund ata i dhanë një leje qëndrimi të përkohshme, mirëpo asaj do i duhet pashaporta ndaj kërkon dike që t’ja sjellë.
“1 orë në Polici në një stacion treni të Zvicrës që s’do më bjerë rruga më në jetë besoj. Kisha harruar pashaportën në çantën e vajzës që nuk udhëtonte me mua. Quhesha ilegale në Zvicër.
E para herë në jetë që harroj pashaportën, dhe ndodh në vendin më të saktë të botës. Tani duhet dikush të më sjellë pashaportën këtu se nuk llviz, dot. Por të pakten më dhanë leje qlndrimi të përkohshme. Me fat që kisha policë të mbarë. Negociova me 8 policë zviceranë. Dhe më lejuan”.
revista.one/
.