Noizy mban koncertin madhështor “Alpha Show 2” në Tiranë

Noizy mban koncertin madhështor “Alpha Show 2” në Tiranë

August 5, 2023 0

Noizy ka mbajtur mbrëmë (e premte) koncertin madhështor “Alpha Show 2”.

Rigels Rajku (emri i vërtetë) zhvilloi koncertin e dytë më të madh në karrierë, si vazhdim i edicionit të parë, që u mbajt gushtin e kaluar.

Me një sërë artistësh të ftuar për të performuar, 36 vjeçari ka mbledhur mijëra njerëz në sheshin “Nënë Tereza” në Tiiranë. Koncerti ka qenë i stërmbushur dhe me një atmosferë të jashtëzakonshme.

Reperi ndërkohë ka interpretuar hitet e tij më të mëdha, të cilat i ka realizuar ndër vite.

“Ju dua shumë, vitin tjetër Alpha Show 3. Dhe ju faleminderit gjithë ju që ishit aty dhe gjithë ju që punuat me mua nga i pari te i fundit pa përjashtime”, kanë qenë fjalët e Noizyt pas përfundimit të koncertit.

revista.one/