Dua Lipa hedh hapin e radhës me të dashurin, e prezanton me prindërit e saj
August 30, 2023Dua Lipa ka hedhur hapin e radhës në lidhjen e saj me Romain Gavras, teksa e prezantoi atë me prindërit e saj për herë të parë të martën në Ibiza.
Këngëtarja, 28 vjeçare dhe i dashuri i saj, 42 vjeç, kanë shijuar një darkë në restorantin Juntos House, ku iu bashkuan nëna e saj, Anesa dhe babai Dukagjini.
Artistja me prejardhje nga Kosova dukej atraktive me një fustan të tejdukshëm të bardhë.
Duke lënë flokët brune poshtë shpatullave, krijuesja e hitit “Levitating” zgjodhi po ashtu një palë këpuca të bardha.
Romain, i cili është një regjisor, ishte i veshur me një këmishë të gjelbër të errët, ndërsa kishte gjithashtu një fashë të mbështjellë rreth njërit prej gishtave.
Dua gëzon një marrëdhënie të ngushtë me prindërit e saj dhe shpesh poston foto me ta në rrjetet e saj sociale.
Këngëtarja është më e madhja e tre fëmijëve, pasi Anesa dhe Dukagjin kanë edhe vajzën Rina, 22 vjeç dhe djalin Gjin, 17 vjeç.
Dua ka qenë në lidhje me të dashurin e saj Romain që në fillim të këtij viti dhe dyshja kanë kaluar një festë romantike së bashku ditët e fundit.
Dua ka nisur lidhjen e re këtë vit dhe dyshja kanë kaluar një festë romantike së bashku në ditët e fundit.
Çifti u raportua për një romancë dashurie në mars, kur u fotografuan të kapur për dore, teksa po largoheshin nga sfilata e Javës së Modës në Paris.
Romain vite më parë ka qenë i dashuri i artistes tjetër të famshme, Rita Ora.
revista.one/