Gold Ag kujton luftën: Serbët na çuan tek treni, kujtuam se do të na vrisnin
April 17, 2021Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.
Ai ka rrëfyer pesë nga datat e tij më të rëndësishme të jetës. njera prej tyre eshte 4 prill të vitit 1999.
“Kanë ardhur dhe na kanë nxjerrë nga shtëpia dhe na kanë çuar te treni. Unë faktikisht, kurrë nuk e kisha pas parë atë pjesën në Dragodan që ka trena. Kështu që e pashe edhe atë pjesë dhe mendoja mos kanë për të na vrarë. E mbaja mend prej xhirimeve tjera qysh i kanë vrarë, edhe unë në atë moshë e kisha këtë mendim. Isha në moshën 12-vjeçare. Më pas na cuan në Bllacë”, ka thënë reperi me prejardhje nga Presheva.
Ai ka rrëfyer se më pas dy ditësh qëndrimi në Bllacë, familja e tij janë shpërngulur për në Strugë, ku kanë qëndruar deri në përfundim të luftës.
Përjetimet dhe vuajtjet e asaj kohe, kjo reperi i ka subjekt te kengeve. Arian Agushi, ndryshe Gold AG, sot në repertorin e tij numëron një numër të madh këngësh, dedikuar heronjve të luftës.
Gold AG së fundmi prezantoi për fansat këngën e tij më të re me Adem Ramadanin të titulluar “Era Ramazan”, e cila u publikua në kuadër të muajit të shenjtë të myslimanëve.