“Amaneti” i Luizit arrin mbi një milion shikime në “YouTube”
September 10, 2023Mbi një milionë klikime në më pak se dy ditë nga publikimi ka marrë në kanalin zyrtar në “YouTube” kënga e re e Luiz Ejllit.
“Amaneti” numëron deri më tani 1 milinë e 73 mijë shikime në “YouTube” dhe mijëra komente nga fansat që kanë pëlqyer prodhimin e ri muzikor të Ejllit. Të gjitha këngët e fundit të artistit kanë rezultuar të suksesshme, bazuar në shifrat e “YouTube dhe aplikacioneve të tjera muzikore.
Kënga ka të bëjë me amanetin që nëna i jep për t’u kujdesur dhe për ta dashuri partneren e tij. Duket edhe ky prodhim muzikor është një dedikim për partneren e tij, Kiara Titon, pasi artisti thotë “më kujtohet dita kur i pashë ato sy, me shpirt e ndjeva që do të lidhesha me ty.
revista.one/