Filmi shqiptar “A short trip” triumfon në Bienalen e Venecias

Filmi shqiptar “A short trip” triumfon në Bienalen e Venecias

September 10, 2023 0

Filmi me metrazh të shkurtër i regjisorit nga Kosova Erenik Beqiri triumfoi në Bienalen e Venecias.

“A short trip” u shpall filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në La Biennale di Venezia, në kategorinë “Orizzonti”!

Në qendër të këtij filmi, është një çift në proces gjyqësor gjatë eksodit të Shqipërisë. Rrëfimi shfaq një brez,  të gatshëm të shkëmbejë vitet e tyre të bukura për një të ardhme të paparashikueshme.

Klodi dhe Mira, një çift i ri shqiptar, vendosin të martojnë Mirën me një francez për pesë vjet në këmbim të parave, për të marrë nënshtetësinë franceze. Më pas ata duhet të zgjedhin burrin e duhur për të dhe të mësojnë të heqin dorë nga njëri-tjetri.

Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga “Bienalja e Venecias” dhe drejtohet nga Alberto Barbera.

“Një vit i shkëlqyer për kinematografinë tonë në Festivalin e Filmit në Venecia! Urime Erenik Beqirit për fitoren e çmimit ‘filmi më i mirë Orizzonti’ me filmin ‘A Short Trip’ me Luana Bajramin dhe Tristan Halilajn dhe vetë Luanës për premierën e filmit të saj të dytë ‘Bota Jonë’ në Bienale”, ka shkruar Albin Kurti.

E ftuar speciale për të marrë pjesë këtë vit në Festivalin e Filmit në Venecia ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila ka performuar në gala-mbrëmjen e amFAR, e cila organizohet në ndihmë të mbledhjes së fondeve për kërkimet e HIV/AIDS.

revista.one/