‘Sot i kërkoj falje…’, Luizi tregon mësuesen që i mësoi muzikën
September 17, 2023Luiz Ejlli ka publikuar foto me një murgeshë në Shkodër, e cila mesa duket i ka dhënë mësimet e para në muzikë.
“Më mësoi që të këndoja dhe sot i kërkoj falje për sherret që bëja në ato kohë”, ka shkruar ai në foton e vitit 1997.
Këngëtari së fundmi është angazhuar me xhirimet e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’, për të cilën nuk kemi ende një datë publikimi. Megjithatë, Ejlli nuk nguron të ndajë shpesh me ndjekësit e tij pjesë nga prapaskenat me aktoren Olta Gixhari.
revista.one/