Vajza e klipit të Luizit, Kiara me të drejtë u bë xheloze

Vajza e klipit të Luizit, Kiara me të drejtë u bë xheloze

September 17, 2023 0

 Protagonistja e klipit të këngës “Amanet” flet për raportet me këngëtarin Luiz Ejlli. Ajo është një modele bukuroshe e quajtur Santiana Maloku.

Kjo e fundit ka realizuar një intervistë për “Prive” ku ka zbuluar disa “sekrete” në lidhje me këtë projekt. E pyetur si fillim se sa është paguar nga këngëtari, ajo vendosi të mos përgjigjet.

Ndërsa, kur u pyet nëse partnerja e Luizit, Kiara Tito ishte ndopak xheloze për të, modelja tha: “Pak po (qesh)”.

Modelja gjakovare Santiana Maloku mori vëmendjen me bukurinë dhe linjat e saj trupore.