Tritoli në biznesin e Noizyt u urdhërua nga Laert Haxhiu, pas sherrit me Cllevion

Tritoli në biznesin e Noizyt u urdhërua nga Laert Haxhiu, pas sherrit me Cllevion

September 29, 2023 0

Të tjera detaje janë zbardhur mbi vendosjen e një sasie tritoli në biznesin në pronësi të Bashkim Rajkut, të atit të reperit Rigels Rajku, i njohur edhe me emrin e artit NOIZY.

Sipas burimeve nga Policia, grupi i Laert Haxhiut mësohet se qëndron pas vendosjes së tritolit në lokalin e reperit Noizy. Ishte drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, i cili deklaroi se ky grup është përgjegjës për vendosjen e tritolit në biznesin e shtetasit Bashkim Rajku.

Sipas policisë, autorë të dyshuar të ngjarjes janë Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi) dhe Erisiano Abedini. Kujtojmë se ngjarja ndodhi mëngesin e 8 qeshorit 2022, ku si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale.

Më pas lënda plasëse është hedhur mbi qepenin e “Illyrian”, duke shkatërruar qepenin e thyer xhamat e lokalit “Rigels Shisha Lounge”, si dhe xhamat e disa apartamenteve.

Ngjarja kriminale ndodhi pas sherrit të Noizyt me reperin Keviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, i ndodhur pranë lokalit të Rajkut.

I penduari i drejtësisë ka rrëfyer se Laert Haxhiu u njoftua nga nëna e tij për sherrin qe kishte ndodhur mes shokut të tij Cllevio dhe Noizyt.

I penduari vijon më tej duke thënë se në këtë bisedë telefonike mes Laertit dhe nënës së tij, dukej se kjo e fundit ishte shqetësuar shumë për sherrin e Cllevios, pasi lajmi ishte bërë shumë mediatik.

Po ashtu ai bëri të ditur se pas kësaj telefonatë Laert Haxhia ka kontaktuar Artan Tafanin për një gjetur 1 kg tritol dhe për t’ia vemdosur biznesit të Bashkim Rajkut.

Lëndë plasese e përdorur në biznesin e Noizyt mësohet se ishte marrë në Tepelenë dhe sjellë në Durrës nga personat e dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Shkatërrim i pronës me eksploziv, e kryer në datë 08.06.2022, në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku, në qytetin e Durrësit, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;

– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;

– Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë.

revista.one/