Lorenc Hasrama fejohet në fshehtësi me bjonden
October 7, 2023Këngëtari i njohur Lorenc Hasrama disa javë më parë zbuloi se është në një lidhje dashurie me një vajzë, identitetin e së cilës akoma nuke ka bërë publike. Mirëpo mes duket lidhja e tyre është serioze dhe këtë gjë e ka treguar vet ish-banori i “BBV” ditën e sotme gjatë një interviste për emisionin “Wake Up”.
Lorenci tha se vajza në fjalë ka edhe një unazë në gisht, duke treguar kështu që çifti janë fejuar me njëri-tjetrin.
“E ka një unazë në gisht. S’ka plane për dasmë tani. Ajo thotë që është fansja ime më e madhe. Nëse kemi një problem është ky, sa herë dëgjon një këngë timen, unë e ndërroj direkt. Unë nuk i dëgjoj këngët e mia. Kur doli ‘Hëna’ ma dha direkt atë ndjesinë, tani nuk e dëgjoj”, tha këngëtari.
Këngëtari ishte një ndër banorët e “Big Brother Vip”, i cili bëri një bujë të madhe për romancën me Keisi Medinin.
Teksa ishte në një lidhje dashurie jashtë shtëpisë, ai nisi të afrohej dhe të flirtonte me vajzën e Sabianit me të cilën kishte pasur një romancë, si edhe të xhelozonte për lidhjen e saj me Krist Aliajn.
Keisi i tha Lorencit: “Çfarë do t’i thuash asaj që ke jashtë”, duke konfirmuar kështu se edhe ajo vetë e dinte këtë histori. Nga ana tjetër, Lorenci ka zgjedhur mos të përgjigjet.
Teksa bëri publike lidhjen që të dy kishin pasur, situata mes tyre u tensionua jo pak, megjithatë të dy e gjetën gjuhën e bashkëpunimit.
“Nuk kam ditur si ta them, nuk dua të justifikohem, por jam shprehur vetëm nga ajo pjesa e ngacmimeve që kemi pasur. Nuk doja që të penalizoheshe ti apo unë, të thoshin që po të jap informacione”, u shpreh këngëtari.
Pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother”, këngëtari arriti ta rikuperojë lidhjen që kishte lënë jashtë, duke mbyllur kështu gjithçka me Keisin.
revista.one/