Ç’ndodhi? Aktori largohet papritur nga Dancing With The Stars

Ç’ndodhi? Aktori largohet papritur nga Dancing With The Stars

November 4, 2023 0

Të papritura në natën e pestë të ‘Dancing With The Stars’. Aktori Roerd Toçe ka lënë në mes garën në spektaklin e kërcimit.

Shkak për këtë siç u shpreh aktori, është bërë një problem shëndetësor për të cilin ai nuk zbuloi më shumë detaje. I emocionuar, duke falenderuar partneren e tij në kërcim Ensën, Roredi la garën e ‘DWTS’.

Këtë mbrëmje konkurrentët ishin të ndarë në dy skuadra , “Krushqit” dhe “Kalle”. Skuadra “Kalle”, e Julianës dhe Dion dhe skuadra “Krushqit” e Roerdit dhe Ensës, të krijuara nga spektakli i javës së shkuar kërcyen mbrëmë të njëjtin kolazh muzikor, nga vitet ’80-’90.

Skuadra më e votuar do të ketë imunitet nga eliminimi teksa çiftet e skuadrës humbëse do të garojnë mes njëri-tjetrit për të performuar kërcimet në çift. Në fund, njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga gara.

revista.one/