“Kërcimi më i shëmtuar që kam parë”, Olta Gixhari eliminon Ronaldo Sharkën

“Kërcimi më i shëmtuar që kam parë”, Olta Gixhari eliminon Ronaldo Sharkën

November 4, 2023 0

Debatet mes dy personazheve të njohur, aktores Olta Gixhari dhe moderatorit Ronaldo Sharka nuk kanë fund. Të nisura që puntatën e parë thumbat mes tyre sa fillojnë dhe bëhen më të shpeshta dhe agresive.

Së fundmi në spektaklin e mbrëmshëm Ronaldo u ngjit në skenë me një vals që për Olta Gixharin ishte më i shëmtuari që kishte parë ndonjëherë.

Thënë ky koment nga anëtarja e jurisë, Ronaldo nuk ka mundur të mos i kthej një përgjigje të cilën i ka kërkuar ta mbaj shënim.

“Për të njohur një njeri jepi pushtet dhe duket fytyra e tij e vërtetë”- shprehet ai. Teksa Olta në shenjë ironie merrte shënime.

Pjesë nga debati: 

Olta: Është valsi më i shëmtuar që kam parë deri më tani

Ronaldo: Çështje gustosh… Nuk bie pre e provokimeve të tua një lloj bisede të tillë.

Olta: Ne nuk po bisedojmë

Ronaldo: Nuk kam ndërmend të debatoj me ty kështu që po të them vetëm një shprehje dhe të lutem dëgjoje mirë, “Për të njohur një njeri jepi pushtet dhe duket fytyra e tij e vërtetë.

Ronaldo: Ajo karrige nuk të bën ty që të flasësh çfarë të duash dhe si të duash .

revista.one/