Sherr në koncertin e Cllevios, reperin e godasin me shishe
November 27, 2023Reperi problematik, Kleviol Ahmeti i njohur për publikun edhe si Cllevio është përfshirë së fundmi në një tjetër sherr. Në videot që po qarkullojnë në TikTok, shihet një përleshje që ka ndodhur në një prej koncerteve të reperit.
Kjo ndodhi teksa Cllevio po perfomonte në skenë, në një klub nate, kur ai u gjuajt me shishe nga dikush në publik.
Pas kësaj reperi ka ndaluar performancën e tij dhe më pas dëgjohen të shara me zë të lartë dhe përshkallëzim të konfliktit. Nuk dihet se çfarë saktësisht ka ndodhur, por kjo nuk është hera e parë që autori i këngës “Paridi” përfshihet në situata të tilla.
Ai është i njohur edhe për sherret me reperi tjetër, Noizy, me të cilin ka patur konfrontime në disa raste.
revista.one/