Juli zbulon porosinë e fundit të të atit të ndjerë

Juli zbulon porosinë e fundit të të atit të ndjerë

November 27, 2023 0

Aktori i mirënjohur Zef Deda u nda nga jeta ditën e premte për shkak të një sëmundje që vuante prej kohësh.
Homazhet për përcjelljen e tij në banesën e fundit u mbajtën të shtunën në qytetin e Shkodrës.

Miq, kolegë dhe dashamirës u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit mjeshtrit të madh Zef Deda. Djali i tij, aktori i njohur Julian Deda e përcolli të atin me fjalët më të ndjera.

Ditën e sotme ai ka bërë një reagim në faqen e tij zyrtare të Instagramit ku shkruan: “Porosia e tij e fundit “ju du t’qeshun”, do shkojë në vend. Familja jonë falënderon përzemërsisht secilin nga ju, për mbështetjen dhe respektin e treguar. Ju duam..!”

Ai ka postuar një foto me nënën dhe vëllain e tij dhe në sfondin mbrapa tyre duket fotografia e të atit e varur në mur.

revista.one/