“Best wishes” për Vjosa Osmanin dhe vaksina për Kosovën nga Presidenti Biden
April 20, 2021Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marre urime dhe vaksina per Kosoven ne nje letër nga Presidenti i ShBA, Joe Biden. Ai e ka uruar në emër të popullit amerikan për zgjedhjen në krye të shtetit.
“Presidenti Biden ka përmendur marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe partneritetin e gjatë të rrënjosur në vlerat e përbashkëta. Ai përmendur edhe raportin personal të familjes Biden me Kosovën. Në këtë kontekst, Presidenti amerikan ka përmendur të birin e tij Beau. Djali ka shërbyer në Kosovën në kuadër të forcave paqeruajtëse amerikane, siç thuhet në letër për “avancimin e paqes, si dhe sundimit të rendit e ligjit””, theksohet në njoftimin për media.
Më sipas njoftimit për media nga Zyra e Presidentes, thuhet se në letrën e tij, Presidenti Biden ka theksuar se do të punojë me Presidenten Osmani në prioritetet. Ketu permenden ato që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare. Po ashtu, do te ndihmohet per rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë COVID-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike. Presidenti Biden i është përgjigjur edhe kërkesës së Presidentes Osmani që SHBA-të të ndihmojnë me vaksina, bazuar në letrën e saj të 19 marsit.
“Presidenti Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë me partnerët për shpërndarjen e tyre. Ekipi i tij do të jetë ne kontakt me Presidenten Osmani për realizimin e synimit të tillë”, thuhet më tej në njoftim.
Në letrën e Presidentit Biden theksohet, gjithashtu se ShBA-të, mbështet vazhdimin e dialogut me Serbinë. “ShBA-të do të vazhdojnë t`i mbështesin përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim. Besojmë se marreveshja do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”, thuhet në letrën e Biden dërguar Presidentes Osmani. /revista.one/