Andi vazhdon fotot dhe flirtimet me Diona Fonën Jasmina nuk duron më

Andi vazhdon fotot dhe flirtimet me Diona Fonën Jasmina nuk duron më

April 20, 2021 0

Këngëtarja Diona Fona publikoi këngën e re, të titulluar “Sheqer”. Konkurrenti i “Përputhen”, Andi Artani është protagonist në klip dhe kjo ka nxitur xhelozinë e Jasminës.

Përgjatë këtyre ditëve si Andi, ashtu dhe Diona kanë ndarë në rrjete sociale foto me njëri-tjetrin, si dhe nuk i kanë kursyer komentet në dukje flirtuese.

Vetëm së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto me Andin dhe në sy ka rënë komenti i konkurrentit.

“Tik tik tik si dinamit”, i ka shkruar ai. Sipas Jasminës, Andi po lë nam me këto gjeste dhe këtë ia ka thënë troç.

“Le nam”, i ka replikuar ajo në koment, mirëpo pa marrë një përgjigje nga Andi.

Kujtojmë se pas disa javësh pritje, Jasmina u deklarua se është vetëm për Andin në emision. Ky i fundit deklaroi më herët që është vetëm për Jasminën në “Për’puthen”, për t’i vërtetuar asaj se është serioz në njohjen me të.

Ndërsa, Jasmina pasi vazhdoi njohjen me disa djem të tjerë më fund u dorëzua dhe shprehu hapur pëlqimin për Andin. /revista.one/