Pasi i publikuan videon ku pinte alkool, gazetari Gani Gërmia lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 

Pasi i publikuan videon ku pinte alkool, gazetari Gani Gërmia lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 

January 9, 2024 0

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 2, Gani Gërmia, ka lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme.

Gjithçka nisi mbrëmë (e hënë) në spektakël, ku u transmetua një video – material që paraqiste kontradiktat e gazetarit.

Pas dënimit nga vëllau i madh për sharjet brenda shtëpisë, dhe prangosjes me Bucin e Besin, Ganiut i ishte ndaluar alkooli.

Ai është parë mbrëmë duke pirë alkool fshehtas, e për këtë arsye është sulmuar shumë nga ndjekësit e tij.

Materiali bëri që ai të reagojë i revoltuar, çka rezultoi që Ganiu sërish për të dytën herë të kërkojë daljen nga BBVK.

Por, duket se ai nuk priti as kohën e premtuar dhe tanimë ka lëshuar shtëpinë.

Disa nga banorët nuk u përshëndetën fare me të si Ylli Dervishi e Santiana Maloku.

Gani Gërmisë i është publikuar një video gjatë spektaklit të natës së mbrëmshme (e hënë), për të cilën mbeti i habitur dhe i zhgënjyer jashtëzakonisht shumë.

Atij iu prezantua një klip, ku bie në kontradikta me fjalët dhe veprimet në këtë reality shou.

Pas klipit, gazetari e humoristi tha se është i zhgënjyer dhe se dëshiron ta lë menjëherë garën.

“Nuk e kam asnjë fjalë të vetme për këtë video-montazh. Ishte kënaqësi ky reality shou, jam i zhëgnjyer për këtë video. Unë e lë këtë reality shou këtu”, u shpreh ai.

Teksa kërkoi të dilte, ai shkoi në dhomën e rrëfimeve për të biseduar me prezantuesit.

“Nuk e di si duhet të dalë një person më keq. Të jesh i bindur që për secilin banorë do të marrë video nga TikTok-u”, tha ai.

Më tutje theksoi: “Secili nga nesh ka bërë ndryshime, ka bërë luhatje të tilla. Jam shumë i zhgënjyer. Jam falënderues për gjithçka që keni bërë, sidomos te pjesa e publikut”.

“Dua të qëndroj vetëm, edhe pse kam menduar që është momenti me ik. Dua të qëndroj larg banorëve 24 orë në dhomën e sekreteve”, u shpreh ai.

Gazetari e humoristi shqiptar tutje theksoi: “Nuk jam mirë, jam i ngarkuar emocionalisht”.

Ganiu theksoi: “Faleminderit për gjithçka, faleminderit publikut. Sido që të jetë, unë po vazhdoj në Secret Room, edhe një herë faleminderit shumë”.

Pas daljes, ai ka bërë një reagim në rrjete sociale duke thënë se ishte një moment i trishtueshëm, por që mban me vete kujtime të bukura.

Postimi

“Me një përshëndetje të ndjeshme, dua t’ju falenderoj për çdo emocion dhe përkushtim që më keni ofruar në rrugëtimin tim në Big Brother.

Largimi im është një moment i trishtueshëm, por kujtimet e krijuara dhe emocionet e ndara janë të pakrahasueshme. Ju premtoj se ky nuk është fundi, por një fillim i ri i këtij rrugëtimi.

Faleminderit për çdo fjalë inkurajuese që ka ngrohur zemrën time në momente të vështira dhe për çdo fragment të jetës suaj që kemi ndarë bashkë. Në fund, ju falenderoj për çdo emocion, çdo përkrahje, dhe për secilin kujtim të bukur që kemi ndarë. Ju lutem të vazhdoni të jeni aq të mrekullueshëm sa keni qenë gjatë këtij udhëtimi.

Shihemi së shpejti me projektet e reja. Ju dua”.

Ata të cilët nuk e kanë përshëndetur fare kanë qenë Ylli dhe Santiana, teksa kanë biseduar rreth Ganiut dhe se sipas Yllit kështu ndodh kur nuk mendon se çfarë flet.

“A shkoi Ganiu a”, ka qenë pyetja që bukuroshja gjakovare i ka bërë Blerandos.

Buci në anën tjetër me ironi tha se i vjen keq që nuk qëlloi aty për t’u përshëndetur.

“Sa keq nuk qëllova aty, ndoshta nuk bëhet nami”, u shpreh ai.

revista.one/