Deputetja bëhet opinioniste në “Big Brother VIP”, krah Arbër Hajdarit

Deputetja bëhet opinioniste në “Big Brother VIP”, krah Arbër Hajdarit

January 8, 2024 0

Ditën e sotme, është zbuluar se kush do të jetë opinioniste në spektaklin televiziv “Big Brother Vip Albania 3”.

Sipas burimeve, në krah të Arbër Hajdarit, do të jetë Ori Nebijaj.

Ish-prezantuesja televizive, aktualisht deputete e Parlamentit Shqiptar, do të mbajë pozicionin e opinionistes ne edicionin e tretë të “BBV3”.

Teksa ”Big Brother Vip Albania 3” nis më 13 janar, janë përfolur emra të mundshëm të personazheve, por janë lakuar edhe emra për opinionistët.

revista.one/