“Do të përplasen fort, të martuarit do të lënë gratë…” moderatori jep detaje për Big Brother VIP

“Do të përplasen fort, të martuarit do të lënë gratë…” moderatori jep detaje për Big Brother VIP

January 10, 2024 0

Vetëm 3 ditë na ndajnë nga startimi i sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, i cili ndryshe nga vitet e tjera këtë herë do të drejtohet nga moderatori Ledion Liço.

Moderatori i emisionit të mëngjesit në TCH, Blendi Salaj ka zbuluar detaje të reja rreth këtij reality show.

Ai tha se ka qenë brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe i ka parë të gjithë banoët që do marrin pjesë, ndërsa u shpreh se niveli i bukurisë te banorët këtë vit është i kënaqshëm.

Blendi tregoi se këtë vit konkurentët kanë karaktere shumë të forta dhe sipas tij ata do të kenë shumë debate me njëri-tjetrin.

Pjesë nga biseda

Blendi Salaj: Pashë murin

Enxhi Nasufi: Kë pe, murin?

Blendi Salaj: Murin me banorët, unë i di, janë të gjithë në kokën time por s’mund ti them

Neada Muçaj: Fotografitë e banorëve

Blendi Salaj: Ato të cilave u vendoset kryq kur dalin nga shtëpia, tani janë të gjithë pa kryq. Unë mund të them këtë gjë, këto janë përshtypjet personale, mu duk që niveli i bukurisë te banorët këtë vit është i kënaqshëm

Neada Muçaj: Më bukuroshë se ata vjet?

Blendi Salaj: Mendoj se po

Neada Muçaj: U ngelet hatri atyre, mos e thuaj këtë

Blendi Salaj: Edhe ata shumë të bukur ishin që të gjithë, por këta janë…

Neada Muçaj: Këta? Janë më shumë? Janë shumë më shumë?

Blendi Salaj: Është një numër i konsiderueshëm njerëzish

Enxhi Nasufi: U tha se do të jenë më shumë, se Sara Hoxha e tha se do të jenë më shumë.

Blendi Salaj: Janë më shumë se sa vjet, gati 2-fish dëgjova unë.

Enxhi Nasufi: Po nuk i numërove ti?

Neada Muçaj: Janë më bukuroshë, janë më të gjatë…

Blendi Salaj: Janë të bukur

Enxhi Nasufi: I kemi parë ne ca sy bojë qielli

Blendi Salaj: Mendoj se do të përplasen fort, janë ca karaktere me thënë të drejtën

Enxhi Nasufi: Domethënë presim një bombë atomike?

Blendi Salaj: Kur janë shumë të ngjashëm disa, aty më zë meraku mua, aty ka mundësi për përplasje e kështu gjërash.

Neada Muçaj: A ka shanse të ketë ndonjë çift?

Blendi Salaj: Të bëhen brenda çift?

Neada Muçaj: Po

Blendi Salaj: Po ka shanse. Ka edhe beqarë në mosha të përshtatshme

Neada Muçaj: Edhe të martuar që mund të lënë gratë

Blendi Salaj: Ça nuk do të ndodhë.

revista.one/