Ledioni i zuri vendin në Big Brother, reagon Arbana Osmani

Ledioni i zuri vendin në Big Brother, reagon Arbana Osmani

January 10, 2024 0

Mbrëmjen e së shtunës, nis spektakli i shumëpritur dhe shumë komentuar i ‘Big Brother Vip’. Tashmë është zyrtarizuar, se prezantues do të jetë Ledion Lico duke zëvendësuar në këtë pozicion Arbana Osmanin.

Ky lajm nuk pritej për shumë ndjekës të formatit të njohur dhe secili ndau mendimin e tij lidhur me përzgjedhjen e re të ‘TCH’ për këtë edicion të tretë.

Megjithatë, Arbana sot ka bërë edhe ragimin e saj të parë lidhur me lajmet që qarkullojnë prej ditësh me emrin e saj dhe të Ledionit, për të cilin shpreh bindjen se do ta moderojë shkëlqyer.

Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një video, ku ka treguar që punën e madhe që ka bërë duke hapur biznesin e saj, ndërsa të shumta kanë qenë komentet e fansave.

Arbana u kritikua nga fansat e saj që la drejtimin e spektaklit, të cilët gjithashtu mendojnë se Ledioni nuk do e prezantojë këtë reality shoë ashtu sicc duhet.

Megjithatë moderatorja tha se Ledioni është shumë i mirë dhe do ta prezantojë në mënyrë të shkëlqyer spektaklin, duke iu dhënë fund kështu lajmeve se dyshja nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

“Ledioni është shumë i mirë dhe do ta prezantojë shkëlqyer.”- tha ajo

Nga ana tjetër, Arbana gjithashtu dha lajmin e shumëpritur për fansat, teksa tregoi se së shpejti do të kthehet në ekran.

“Aha, e le televizionin tani ti, po merresh me kuzhinë….mmmm…njerzit të donin me pranë në ekran jo në tavolinë….”- ka shkruar ndjekësja.

“Nuk iki nga ekrani unë kaq kollaj jo. Do shihemi shpejt”- iu përgjigj Arbana.

Prezantuesja gjithashtu konfirmon rikthimin në ekran së shpejti.

revista.one/