Meritoni dhe Heidi afrohen gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin

Meritoni dhe Heidi afrohen gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin

January 14, 2024 0

Pa humbur shumë kohë kanë nisur edhe pëlqimet e para në ‘Big Brother Vip 3’. Duket se i pari që ka nisur të flirtojë është moderatori nga Kosova Meriton Mjekiqi.

Meritoni ka nisur të flirtojë me Heidin. Ata janë në kuzhinë dhe flasin për jetën e tyre jashtë shtëpisë, ku Meritoni e pyet Heidin nëse ka qenë ndonjëherë në Prishtinë dhe ajo tregon që nuk ka qenë.

Meritoni: Po pse, a e di gabimin më të madh që ke bërë deri tani, por do të ta fal këtë herë. Në Prishtinë është shumë jetë e mirë.

Kujtojmë që Heidi ka marrë pjesë edhe në “Grande Fratello”, ku pas hyrjes së të atit, ajo u tërhoq nga gara.

Meritoni: A i ke prindërit strikt?

Heidi: Jo, mua më kanë dhënë mundësinë të jetoj dhe studioj jashtë që e vogël.

Meritoni: Vërtetë babai të nxorri jashtë nga shtëpia e ‘BB’ në Itali?

Heidi: Jo mua nuk më nxorri babai, ai ishte ndjerë keq për disa situata dhe unë pastaj e mora vetë vendimin që të largohesha.

Më herët, në një situatë Meritoni përfshiu edhe Julian Dedën.

“Shi ça të gjujtme i bën, duke i fol për mua, e shifni apo jo, gjuan këtë nëpërmjet meje,“ ka thënë Juli.

“Po jo more, unë po i them po të ishte 28 vjec,” thotë Meritoni.

“Po unë i thashë shih andej nga Lisi se mosha atij i pëlqejnë kësaj,” ia ktheu Juli.

revista.one/