Rike Roçi dënon dy banore duke i lënë pa biletë, plas ‘keq’ debati

Rike Roçi dënon dy banore duke i lënë pa biletë, plas ‘keq’ debati

January 14, 2024 0

Dita e parë e banorëve në shtëpinë e ‘Big Brother Vip 3’ u është dedikuar tensioneve dhe debateve. Konkurrenca po ndihet që sot dhe banorët duket se po mendojnë  edhe strategjitë e tyre të lojës.

Kujtojmë se nga nata e kaluar, Rike Roçi u favorizua nga ‘Vëllai i Madh’. Pas sfidës së orëve të tëra në të ftohtë jashtë shtëpisë, Rikja mori si shpërblim biletat (disa kthimi dhe disa jo) që do t’ua shpërndante banorëve të tjerë. Ajo përjashtoi nga një mundësi kthimi në shtëpi, Merin dhe Ilnisën dhe mes vajzave ka plasur debati.

Rike i është drejtuar Ilnisës së nuk ia ka besën dhe për këtë arsye nuk i ka dhënë biletën ‘Lori Caffe’. Por më e ashpër u tregua me Merin pasi i tha se nuk e konsideron më ‘VIP’ se veten për të qëndruar në shtëpi.

revista.one/