Ish-partneri i Sara Gjordenit, banori më i ri i “Big Brother VIP”, historia e dashurisë 9 vite më parë

Ish-partneri i Sara Gjordenit, banori më i ri i “Big Brother VIP”, historia e dashurisë 9 vite më parë

February 4, 2024 0

Këngëtari Endrik Beba do të jetë banori më i ri i “Big Brother VIP 3”, që do të hyjë në shtëpi të martën.

Artisti u prezantua sot ekskluzivisht në “Fan Club”.

“Jam shumë i lumtur që jam në Fan Club para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time. Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam dhe çfarë mund të bëj me muzikën time”, tha ai, duke zbuluar më tej se me një nga banoret, Sara Gjordenin, ka pasur një histori dashurie në vitin 2015.

“Ne kemi pasur një histori bashkë, që ka nisur në vitin 2015 dhe mbaroi në 2015. Kur e kam parë që ishte pjesë e BBV, ishte surprizë. Është një histori e mbyllur dhe që ka ngelur aty.

Besoj se kjo gjë nuk do të ndikojë negativisht, sepse është diçka që është mbyllur para shumë vitesh. Besoj se edhe për të është e njëjta gjë. Nuk e di si do ta presë, ndoshta do të jetë diçka e bukur ta shohësh në ekran. Por, unë do ta shoh si të gjithë banorët e tjerë, si një personazh i panjohur, sepse besoj se të gjithë nuk duhet të ndikohen nga ajo që ka ndodhur jashtë”.

Megjithatë, ai theksoi se çdo gjë ka mbaruar dhe tashmë është një raport me një vajzë tjetër.

Mbetet të shohim momentin kur Beba do të hapë derën e shtëpisë më të famshme dhe reagimin e Sarës, e cila ka nisur një njohje me Bardhin.

A do të trazohen ujërat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kur pjesë e saj të bëhet ish-partneri i Sara Gjordenit?

“Jam kurioz të shoh reagimin e saj”,tha Endrik Beba këtë të diel në “Fan Club”, ku u prezantua zyrtarisht si konkurrent i reality show-t.

Ai shpjegoi se me Sarën ka pasur një romancë nëntë vite më parë. Gjatë kësaj periudhe, Sara u bë pjesë e videoklipit të këngës së Bebës, “Të dua”. Një këngë dedikuar dashurisë, ku dy artistët shfaqen në momente intime me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, opinionisti Ronalda Sharka, i sugjeroi Bebës që brenda shtëpisë të bëjë një bashkëpunim me Bardhin, për të cilin Sara ka shprehur pëlqim.

“Të bësh muzikë brenda shtëpisë është ndër synimet e mia. Por jo domosdoshmërisht me Bardhin. Më pëlqen shumë vokali i Artës”, u përgjigj këngëtari.

Sipas tij, Sara dhe Bardhi shkojnë si çift, por dyshon nëse marrëdhënia mes tyre është e vërtetë.

“Shkojnë shumë bashkë. Shpresoj të jetë diçka e vërtetë për të mirën e tyre. Dua t’i njoh si banorë që janë brenda në shtëpinë e Big Brother”.

Këngëtari u shpreh se nuk ka asnjë emocion për Sarën, pasi historia e tyre është mbyllur nëntë vite më parë.

“Ne kemi pasur një histori bashkë, që ka nisur në vitin 2015 dhe mbaroi në 2015. Kur e kam parë që ishte pjesë e BBV, ishte surprizë. Është një histori e mbyllur dhe që ka ngelur aty. Ne kemi pasur përplasje edhe në televizionet e tjera dhe unë personalisht nuk jam ndjerë asnjë emocion dhe realisht është një kapitull shumë i mbyllur.

revista.one/