Arbër Hajdari merr “direktiva” nga regjia përmes orës inteligjente që mban në dorë

Arbër Hajdari merr “direktiva” nga regjia përmes orës inteligjente që mban në dorë

February 3, 2024 0

Në rrjetet sociale, veçanërisht në X (Ish-Twitter), është shpërndarë së fundmi një video e vjetër e ish-regjisorit të Big Brother VIP Albania, Eduart Grishaj, e cila po shkakton debat të gjerë. Video e cila është regjistruar vitin e kaluar në emisionin “Fan Club” të vitit të kaluar, ka ngjallur interes të ri-dëgjuar pas komenteve të opinionistit Arbër Hajdari në edicionin e sivjetmë të Big Brother VIP Albania.

Në këtë intervistë, moderatorja Megi Pojani e kishte pyetur Grishajn nëse ishte e vërtetë që Arbri përdor kufje dhe merr instruksione nga regjia gjatë emisionit.

Ndërsa Eduart Grishaj e mohoi ekzistencën e kufjeve, ai zbuloi se Arbri përdor një orë inteligjente nga e cila, sipas tij, regjia i dërgon informacione dhe udhëzime.

Ky detaj është bërë viral në TikTok dhe X (ish-Twitter), ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nisur të diskutojnë për ndikimin që ky fakt mund të ketë në opinionet dhe qëndrimet e Arbrit brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Komente dhe spekulime të ndryshme po qarkullojnë, me disa njerëz që i shohin opinionet e Arbri si të influencuara nga regjia dhe të tjerë që mendojnë se kjo nuk ndikon në autenticitetin e tij si personazh.

revista.one/