Alarm në shtëpinë e BBV, ‘vjedhin’ të brendshmet e djemve
February 16, 2024Mëngjesi i sotëm ka nisur pak i rrëmujshëm për banorët e ‘BBV3’. Djemtë kanë filluar menjëherë kërkimin nëpër shtëpi për të brendshmet, por pa sukses.
Sakaq më i revoltuari nga të gjithë është Juli i cili ka thënë se ata që e kanë bërë do e vuajnë dhe gjithashtu ka refuzuar që të bëjë punët e shtëpisë që i janë caktuar.
‘Kush e ka bërë do e vuajë. Unë do të marr të gjitha brekët e vajzave do t’i nxjerr në shesh atje se ndonjë vajzë e ka bërë.’- ka thënë Juli, teksa është duke biseduar me banorët e tjerë në oborr.
Pas Julit, ka qenë Meritoni i cili ka debatuar me Françeskën, pasi sipas tyre ky gjest është bërë prej vajzave.
Ai e paralajmëron Françeskën duke i thënë:
‘Unë të tregova, nëse e ke bërë ti do të mbetesh pa rroba.’
revista.one/