Alarm në shtëpinë e BBV, ‘vjedhin’ të brendshmet e djemve

Alarm në shtëpinë e BBV, ‘vjedhin’ të brendshmet e djemve

February 16, 2024 0

Mëngjesi i sotëm ka nisur pak i rrëmujshëm për banorët e ‘BBV3’. Djemtë kanë filluar menjëherë kërkimin nëpër shtëpi për të brendshmet, por pa sukses.

Sakaq më i revoltuari nga të gjithë është Juli i cili ka thënë se ata që e kanë bërë do e vuajnë dhe gjithashtu ka refuzuar që të bëjë punët e shtëpisë që i janë caktuar.

‘Kush e ka bërë do e vuajë. Unë do të marr të gjitha brekët e vajzave do t’i nxjerr në shesh atje se ndonjë vajzë e ka bërë.’- ka thënë Juli, teksa është duke biseduar me banorët e tjerë në oborr.

Pas Julit, ka qenë Meritoni i cili ka debatuar me Françeskën, pasi sipas tyre ky gjest është bërë prej vajzave.

Ai e paralajmëron Françeskën duke i thënë:

‘Unë të tregova, nëse e ke bërë ti do të mbetesh pa rroba.’

revista.one/