Heidi do ta vazhdojë lidhjen pas daljes nga “BBV”,  Romeo: Si dihet se çfarë ndodhë

Heidi do ta vazhdojë lidhjen pas daljes nga “BBV”, Romeo: Si dihet se çfarë ndodhë

April 11, 2024 0

Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj kanë diskutuar se çfarë do të bëjnë me lidhjen e tyre pasi të dalin nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Konkurrentja tregoi se ka shumë dëshirë që romanca e tyre të vazhdojë edhe pas daljes nga shtëpia, megjithëse aktori u shpreh se ka një ndjesi që nuk do të jenë bashkë pasi të dalin nga “BBVIP”.

“Ti mendon se rri me ty ngaqë jemi këtu brenda?” e pyeti Heidi, ndërsa Romeo tha: “Si dihet se çfarë ndodhë kur të dalim jashtë”, duke treguar se do ti shohin se si do të shkojnë gjërat pasi të dalin jashtë.

Pjesë nga biseda:

Heidi: Pse e mendon këtë?

Romeo: Kam ndjesinë moj

Heidi: Unë s’do të rrija me ty me të thënë të drejtën

Romeo: Po mirë moj se këtu brenda jemi, çfarë lidhje ka

Heidi: Uaaa! Si e thua këtë?

Romeo: Pse moj çfarë thashë?

Heidi: Ti mendon se rri me ty ngaqë jemi këtu brenda?

Romeo: Si dihet se çfarë ndodhë kur të dalim jashtë

Heidi: Po tallesh?

Romeo: Jo

Heidi: Po tallesh (Heidi qesh)

Romeo: Jo pse?

Heidi: Si pse? Çfarë thua?

Romeo: Do i shikojmë gjërat. Pse do bëjmë apsolutizma

Heidi: Jo s’do bëj absolutizma.

revista.one/