“Nuk do të të lija kurrë shtatzënë…”/ Luizi komenton videon e Kiarës me barkun e rrumbullakët

“Nuk do të të lija kurrë shtatzënë…”/ Luizi komenton videon e Kiarës me barkun e rrumbullakët

April 11, 2024 0

Moderatorja Kiara Tito dhe Luiz Ejlli së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, e vogla e tyre është vajzë. Së fundmi Kiara ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagam një video me barkun e saj të rrumbullakët, duke treguar se tashmë ajo është 35 javëshe shtatzënë.

Me një zë në sfond, Kiara ka treguar se mezi po pret që të mbajë në krahë vajzën e saj, megjithëse ajo që mori të gjithë vëmendjen e publikut ishte komenti epik i Luizit.

Po ta kishe zërin kështu, kurr nuk do të të lija shtatzënë. Lëre pastaj ato syzet si Tak Ngjela”- ka shkruar këngëtari shkodran.

Kujtojmë që çifti i njohën dhe u dashuruan vitin e kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndërsa u martuan në natën finale të këtij reality show. Pas daljes nga shtëpia, Kiara dhe Luizi bashkëjetuan së bashku dhe tashmë së shpejti familjes së tyre do ti shtohet edhe një pjesëtarë tjetër, të cilën çift mezi po e presin.

revista.one/