Gjashtë banorë i shpëtojnë, dy shkojnë ‘kokë më kokë’ në televotim të shtunën
April 17, 2024Gjashtë banorë i kanë shpëtuar telelevotimit të sotëm, ndërsa dy të tjerë do të përballen të shtunën. Egla, Romeo, Meritoni, Jetmir, Erjola dhe Françeska i shpëtuan, ndërsa të shtunën në televotim ‘kokë më kokë’ janë Liam dhe Lidi.
Ndërkohë, gjatë Prime-it të mbrëmshëm pati një debat Egla-Romeo për çështjen e nominimit, ku banori zgjodhi për të shpëtuar aktoren të tretën në radhë pas Lidit që ishte një personazh i sapo ardhur në shtëpi, është komentuar nga opinionistët si mosmirënjohje e Eglës ndaj tij.
I pyetur rreth kësaj çështje, Juli është shprehur se nuk është çështje parimesh apo miqësie, pasi marrëdhënia Romeo-Egla-Heidi është një teatër i shtirur.
Ndërsa vetë Romeo shprehet “Unë kam lartësuar figurën e Eglës duke thënë që mund të jetë lojtare më e fortë nga mua, duke ulur figurën time. Ndërsa kjo për të ngritur figurën e saj godet mua. Ky nuk është respekt dhe pikë.”
Arbri: Akti i Eglës në marrëdhënie me ty për shkak se u përzgjodh e treta për t’i shpëtuar nominimit është një akt mosmirënjohje.
Romeo: Absolutisht.
Egla: Nuk është kështu fare.
Romeo: Kur ju mua më keni thënë jeni duke i bërë presion asaj gocës, tani po i thoni Heidit sapo të fundosi të dashurin?
Arbri: Po, sepse dua të kuptoj pozicionin e Heidit.
Romeo: Dua të them dy fjalë për këtë situatë. Mua më duket sikur Egla është totalisht në lojë dhe kur pash atë videon e katërshes, unë aty pash çfarë kanë bërë ata që në fillim për lojë. Pash Eglën se çka kishte bërë me Julin për mbathjet dhe thashë, ore dale sepse kjo është për kapje situate. Pash tjetrin dhe tjetrin…
Egla: Unë kam të njëjtin mendim si Arbri, shkoni në studio dhe bëni opinionistin.
Juli: Duke parë gjithë këto veprime të tipit “e kam xhan por ja fut kot”, “s’ja ka futur, por e dua shumë”, “e godet Romeon, por e kam xhan”, “më ka nxjerrë të tretën por e kam xhan dhe e përqafoj”, duke parë të gjitha këto unë mendoj se marrëdhënia Romeo-Egla-Heidi është një teatër i shtirur.
Egla: Mosmirënjohje Arbër, nuk ekziston sepse në një marrëdhënie të thellë respekti që mendohet se kemi pasur, por tani unë po e godas këtë gjelin që më bën vezën e artë… mosmirënjohje nuk ekziston sepse në momentin që pala tjetër vendos për të shpëtuar para teje një djalë që e njeh prej një jave për mua është çështje parimesh.
Romeo: Unë kam lartësuar figurën e Eglës duke thënë që mund të jetë lojtare më e fortë nga mua, duke ulur figurën time. Ndërsa kjo për të ngritur figurën e saj godet mua. Ky nuk është respekt dhe pikë.
Lidi: Egla nuk e ka fare për qëllim Romeon, as nuk e llogarit.
Megjithëse Egla shprehet se e ka xhan Romeon, sipas saj ai po shkel miqësinë e tyre me fjalë dhe vepra. Nga ana tjetër, Heidi e gjendur në mes dy personazheve, dashurisë nga njëra anë dhe miqësisë me Eglën nga ana tjetër thekson se: “Egla ka 0 tolerancë. E kuptoj çfarë bën, por janë disa momente me njerëz që i ka xhan, që duhet të jetë e ndjeshme.”
Egla: Që unë e kam xhan Romeon, kjo nuk do ndryshojë.
Romeo: Nuk e ha njeri këtë…
Egla: O Romeo, mami dhe babi kur zihen tek shtëpia çfarë bëjnë, i kthejnë kurrizin njëri-tjetrit? Jo sqarohen. Unë dhe ai kemi një diferencë të madhe moshe. Shpesh ai ka një fjalor tjetër me mua dhe unë e kam të vështirë ta kuptoj. Unë nuk pres gjë nga Romeo, po ashtu, nga Heidi nuk pres gjë, pres të qëndrojë në krah të Romeos gjithmonë. Unë do e çoj deri në fund sqarimin me Romeon sepse është çështje parimesh. Romeo i bërtet, nuk di të respektojë me vepra, miqësinë e shkel me fjalë dhe vepra. Konsiderata që kam për Heidin, nuk ma lejon ta them që është një peshë për Romeon sepse dhe pa Romeon ajo ecën përpara.
Heidi: Raporti që kam me Eglën është shumë ndryshe nga ai me Françeskën. Thirrja ime me këtë të fundit është sepse u fut mes meje dhe Eglës. Ajo më tha duhet ta mbash anën time me zor. E kishte këtë fiksimin dhe u fut në mes të marrëdhënies. Në këtë rast, unë zgjedhjen e bëra. Është evidente. Unë raporitn e tyre nuk e di fiks sepse ata janë zënë shpesh, nuk më bëhet vonë në fakt sepse kanë raportin e tyre. Egla ka 0 tolerancë. E kuptoj çfarë bën, por janë disa momente me njerëz që i ka xhan, që duhet të jetë e ndjeshme.
Debati i Julit me Romeon
Sot Roemo ka deklaruar se Juli ka aludimet e tija për pyetjen që bëri, dhe nuk priste përgjigje nga ai. Nga ana tjetër, Juli deklaroi se ka vënë re që Romeo ka ndryshuar nga ai djali i mirë që u shfaq në fillim, në një tjetër lojtar.
Romeo: Siç e thonë këta të gjithë, do ju nxjerr etj, unë në një moment u ndjeva i ofenduar se më thonë kalam. Unë mora gotën e qumshtit dhe ju thashë që vazhdoni. Juli pastaj më pyeti ku e gjen sigurinë, tek vetja i thashë, Jo më tha. Mu duk vetja sikur isha tek Manushi dhe unë dhashë përgjigjen e gabuar, kur ky i kishte të gjitha alternativat.
Juli: Unë i kam dhënë të gjitha përgjigjet. Unë kam parasysh një Romeo që është më i miri, më i dashuri, modest, emocional që i do të gjithë. Tani ka një javë që ka ndryshuar dhe e pyes ku e morë besimin dhe fjala kam vetbesim nuk më rri. Romeo nuk e di pse u tensionua. Unë kur bëj pyetje nuk kam mendim, por dua përgjigje. Pas kësaj pyetje më vjen budalla, fendime të tjera.
Romeo: Më përmende preshin.
Juli: Ky njeriu i drejtë si na u bë i zhdrejtë? Unë nuk kam përgjigje, as koment, le të flasë Romeo. Ose do flas unë, ose ai në këtë shtëpi. As flas fare, nuk dua të flas. Paske qenë i vdekur për kohë televizive. Nuk kam asnjë hamendësim, por them që ky njeri hiqet si i drejtë por nuk është. Hiqet sikur i shikon gjërat me emocion dhe pastaj na del ndryshe. Nga na erdhi gjithë ky vetbesim. Shyqyr është Heidi se ky vetë nuk di të mbrohet. Si ka mundësi që njeriu është njerë kështu, njerë ashtu. Me një pyetje i gjeta zbuluar të dy, spese Heidi tha që Egla nuk i ka bërë gjë. Nga dita e parë kam thënë që nuk është i drejtë. Për këtë jam këtu që t’i them që si ndryshon njeriu kështu.
Romeo: Unë nuk e di çfarë opsionesh ka Juli për pyetjen e tij.
Graciano: I them është i favoriuzar sepse ka Heidi ndhe në momentin që nuk bën asgjë, mjafton të kapet me diçka për romancën dhe ja doli situata. Që ëhstë emocional dhe i drejtë është, por Romeo viktimizohet dhe e shton dozën e emocionalitetit. Është një fëmijë.
Heidi: Mua nuk më pëlqen kjo që thonë është i favorizuar se të ka ty. Është një skemë për ta ulur Romeon. Juli merr një fjali të Romeo në mes të një bisede me Eglën dhe bën një pyetje me qëllim që gjoja ka ndryshuar.
Ledion Liço: Më mirë lojtar Romeo apo lojtare Egla?
Heidi: Romeo normale.
Arbër Hajdari: Mua më duken si aludime se Romeo është rrogëtar këtu në Top Channel, se çfarë garancie mund të ketë kur është i mbyllur aty brenda.
Juli: Ku e pe ti që unë aludova këtë? Unë e dhashë një shpjegim. Athërë pyetja ime është pse i dogji kaq shumë.
Romeo: Unë e prisja që këtë kartën ta luaje më vonë.
Juli: Pse e di ky zotëria që unë do e luaja këtë kartë
Romeo: Unë e di, të njoh ty.
Juli: Ky njeri është i kompleksuar nga koka te këmbët.
Ledion Liço: Të gjithë ju që jeni aty, kush më pak, e kush më shumë. Ose ka qenë, ose është, ose do jetë i lidhur me këtë media kaq të bukur. Është televiizoni që prodhin më shumë në Shqipëri dhe ka lidhjet me ju.
Ori Nebijaj: Big up për Juli që po kam Romeon me pyetje. Por çfarë do të thotë të jesh i kompleksuar se të jgithë jemi e mbi të jgitha në njjë moshë ku po bën një rrugëtim të tillë.
Juli: Tani tregon që është i kompleksuar thashë.
Arbër Hajadari: Tregohet super lojtar, sepse gjërat që do i kërkon, i incinion një gjë për të marrë përgjigje dhe kurrë nuk i përfundon.
revista.one/