Liami tregon si i vunë prangat në ‘97-ën, arrestimin në Big Brother dhe dërgimin në burgun e Rrogozhinës 

Liami tregon si i vunë prangat në ‘97-ën, arrestimin në Big Brother dhe dërgimin në burgun e Rrogozhinës 

April 17, 2024 0

Liami ka përlotur me rrëfimin e ndjerë për historinë e tij të emigrimit në Itali gjatë rrëmujave të ‘97-ës.

“Kam pasur në mendje vetëm një gjë, që të jemi të gjithë sa më mirë. Por me një gabim fëminor që nuk i dhash asnjë shpjegim familjes time. Marsi i 1997-ës ka qenë një kohë lufte, të mos harroj njeri që çdokush ka pasur një armë me vete. Largimi im ka bërë familjen time që të rrinë me ditë të tëra në breg të detit se mos kthehem unë. Jemi marrë nga forcat italiane dhe jemi futur në një lloj kazerme. Mbas 96 orësh mu dha mundësia që të merrja një të afërmin tim në telefon. Telefonata ime me mamanë ka qenë telefonata më e pikëlluar. Kemi qarë si fëmijë me njeri-tjetrin. Kthimi im në Shqipëri ka qenë po aq i keq sa ikja në Itali sepse unë jam marrë me pranga nga Policia e Shtetit kur isha vetëm 16-vjeç. Kam zbritur në Rinas me një helikopter te forcave italiane, kam hapur derën dhe aty jemi përqafuar të tre dhe kemi qarë si fëmijë. Edhe sot e kësaj dite nuk më kanë thënë asgjë pse ika. Unë flija gjumë, ata nuk flinin vetëm më shihnin që isha mirë. Mendoj atë kohën sepse njeriu kur rritet mendon qartë. I kam sjell mamas shumë pak lekë dhe i kam thënë merri dhe bli një fustan për veten tënde. Unë e di sa ata bëjnë për mua, por mua s’më mbush asgjë përveçse të jem afër atyre.

Pas 2008-ës unë shkova në Gjermani. Laja pishina deri në orën 03:00, pastaj pas orës 7 punoja duke larë pjatat te spitali. Këtë punë unë e kam bërë për 2 vite rresht dhe arrita të bëja edhe një shkollë profesionale si ndihmës operator në sallë të operimit në Gjermani”- tha Liami.

Më pas Liami ka rrëfyer edhe për eksperiencën e tij pas arrestimit nga Policia e Shtetit nën lentet e kamerave të Big Brother VIP dhe dërgimin e tij në burgun e Rrogozhinës.

“Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP merrem nga Policia e Shtetit për t’u shoqëruar në komisariat. Në 11 mars më kanë ardhur familja për të më vizituar në burgun e Rrogozhinës, kur i kam parë unë u çiltërsova, fillova të qeshja vetëm për t’u ndjerë ata mirë. Babi nuk fliste fare, vetëm qante. Mami dridhej i ishin çarë buzët nga stresi. Më buzëqeshi dhe ajo më mjaftoi. Më kishte bërë për të ngrënë, byrek e të gjitha por se kisha mendjen aty. E kisha mendjen te këta”- tha Liami.

Më tej, Liami ka rrëfyer për partneren, dëshirën e madhe të prindërve që ta shohin me një fëmijë, por edhe dashurinë e madhe për muzikën techno.

“E vetmja gjë që më thonë është kur do të bësh një fëmijë. Unë kam edhe një shoqe që me origjinë është turke. Ajo e ka emrin Semra. Mamit dhe babit i pëlqen shumë dhe pasi të dalë që këtej shpresoj që të mund të blejmë një shtëpi në bregdet dhe të jetojmë të gjithë bashkë. Kur i marrë në telefon nga Gjermania më thonë kur do të bësh ndonjë çunë apo gocë”- tha Liami.

Në përfundim të rrëfimit, Vëllai i Madh i ka bërë surprizën e madhe Liamit; një sallë me njerëz që kërcenin nën ritmet e muzikës techno, mes të cilëve “fshiheshin” edhe prindërit e banorit. Krahas ripërsëritjes së dëshirë së tyre më të madhe, të të pasurit të një nipi apo mbese, prindërit e Liamit gjithashtu i kanë tërhequr veshin banorit për veprimet e tij ndonjëherë të pamatura, duke i kërkuar të jetë më i kujdesshëm.

revista.one/