FOTO/ Ilnisa Agolli do të rifutet sërish në shtëpinë e “BBV”?

FOTO/ Ilnisa Agolli do të rifutet sërish në shtëpinë e “BBV”?

April 30, 2024 0

Prej disa ditësh në rrjet po qarkullojnë zëra se Ilnisa Agolli do të rifutet sërish në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke vazhduar garën krahas të dashurit të saj, Meriton Mjekiqit.

Aludimet u shtuan më shumë pasi gazetarja ripostoi në InstaStory një postim të Ronaldo Sharkës, i cili shtoi dyshimet se lajmet mund të jenë të vërteta.

Megjithatë së fundmi Ilnisa ka postuar në Instagram një foto nga pushimet në jugun e Shqipërisë, ndërsa vëmendje mori shkrimi që ajo kishte bërë krahas fotos.

“Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë…”– ka shkruar gazetarja, që mesa duket la të nënkuptohet që nuk do të rikthehet në “BBV” por po pret daljen e Meritonit nga shtëpia.

Kujtojmë që Ilnisa u dashurua dhe u lidh me moderatorin disa vite më të vogël se ajo në këtë reality show, ku diferenca në moshë nuk e ndaloi dashurinë e tyre. Romancën çifti kanë vendosur që ta vazhdojnë edhe pas daljes së Meritonit nga “BBV”,  ndërsa ky i fundit ka shprehur dëshirën për të bërë edhe një fëmijë së bashku.

Ndërkohë një bisedë dinamike u zhvillua mes Eglës dhe Meritonit, ku u përmend edhe Ilnisa.

Meritoni akuzonte Eglën se ishte faji i saj që Ilnisa nuk ishte më brenda në shtëpi.

“Është faji jot që unë se kam brenda të dashurën time, për shkak të grackës tënde e viktimizimit. Ti personin tim më të afërt, për shkak të grackës dhe lojës ke bërë ajo të mos jetë më me mua”, i thoshte ai Eglës.

“Dhe nuk kërkove as edhe falje për dhimbjen që ma shkaktove”, potencoi tutje Meritoni.

Raporti i Eglës dhe Meritonit ka qenë përherë i përzier as i mirë dhe i keq. Raporti i tyre sado armiqësor ka bërë që shtëpia brenda të jetë me plotë dinamika.

revista.one/