Meritoni këshillon Romeon: Kujdes, duan të të nxjerrin nga loja

Meritoni këshillon Romeon: Kujdes, duan të të nxjerrin nga loja

April 30, 2024 0

Marrëdhënia mes moderatorit Meriton Mjekiqi dhe Romeo Veshajt është rikthyer si më parë e madje kanë nisur edhe këshillat për lojën.

Ishte Meritoni ai që ka këshilluar mikun e tij Romeo Veshaj që të bëjë kujdes sepse sipas tij disa nga konkurrentët e “BBV” dëshirojnë ta nxjerrin aktorin nga loja dhe situatat që ai ka krijuar deri tani.

Duke mos treguar emra, banori i tha Romeos që në këtë pikë të lojës nuk duhet ti besojë askujt.

BISEDA:

Meritoni: Ki kujdes, pak ka rëndësi nga kush, duke u nisur nga vetja ki kujdes se dëshirojnë të të nxjerrin nga loja. Kur them nga loja i bjen nga situate të cilat i ke krijuar ti nga dita 1 deri tani, duke e nisur nga çdo gjë

Romeo: Aleanca

Meritoni: Je më inteligjent se kaq. Janë një pikë e lojës se dëshirojnë të të nxjerrin ty nga loja. Mos i beso askujt, më dëgjo mua ti

Romeo: Unë kam atë vajzën në krahë dhe kaq, o burrë (për Heidin).

revista.one/