Këndoi këngën që iu dedikua Xhensilës/ Eli Malaj: Ka qenë moment i keq për Besin…

Këndoi këngën që iu dedikua Xhensilës/ Eli Malaj: Ka qenë moment i keq për Besin…

July 9, 2024 0

Ylli i TikTok-ut Eli Malaj së fundmi ka qenë e ftuar në një emision televiziv, ku është surprizuar nga miq e të afërm.

Mes tjerash, ajo mori edhe një mesazh nga Bes Kallaku, me të cilin bashkëpunoi në “Mosmirënjohja”.

E pyetur në lidhje me këtë, artistja shkodrane tha se kushdo të ishte do të kishte dalë një produkt po aq i mirë. Ajo shtoi se ishte një moment i keq për Besin, por rasti i tij mund t’i kishte ndodhur kujtdo.

Eli shprehu vlerësimin për aktorin duke thënë se mbi të gjitha është njeri me zemër të mirë, ndërsa situatat e këqija ndodhin gjithmonë.

“Unë mendoj që ishte situata e tillë që deshi, s’deshi, jo që isha unë, por kushdo të ishte këngëtar në atë pjesë, do të kishte kënduar dhe do të ishte pëlqyer, por qëllova unë dhe mbase janë bërë të gjitha elementët e mirë bashkë. Unë mendoj që kushdo të ishte, edhe po mos të isha unë, ishte momenti i keq i Besit, por si Besi janë shumë, si Besi mund të isha unë, por qe momenti i keq, por i doli ndoshta në faqe a nuk e di, diçka e tillë”, u shpreh ajo.

Malaj ndër tjerash tha: “Janë shumë si Besi në tërë botën kështu që ai nuk është i vetmi. Historitë janë të ngjashme në tërë botën. Qëlloi që është i njohur, Besi është djalë i mirë, mbi të gjitha e ka zemrën e mirë. Kur e ke zemrën e mirë, gjithçka është mirë. Situata të këqija kemi gjithmonë”.

gijotina.com/