Në 24 orë 6 viktima nga Covid dhe 128 raste të reja pozitive, 2 pacientë në intubim

Në 24 orë 6 viktima nga Covid dhe 128 raste të reja pozitive, 2 pacientë në intubim

April 25, 2021 0

Vijon të mbetet e qëndrueshme situata me shifrat e Covid në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit  janë kryer 2789 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 128 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 17 raste në Durrës, 12 raste në  Korçë, 10 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, Vlorë, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Devoll,  Sarandë, Vau Dejës, 3 raste  në Kukës, Lezhë, 2 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Gramsh, Libohovë,1 rast në Kurbin, Lushnje, Mallakastër, Dibër, Patos, Dropull.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, përkatësisht 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Malësi e Madhe, të moshave 67 – 88 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,728 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Statistika (25 Prill 2021)

Raste të reja ditore        128
Të shëruar në 24 orë      712
Të shtruar në spitale      149
Humbje jete në 24 orë   6
Testime ditore                2789

Testime totale             626,989
Raste pozitive             130,537
Raste të shëruara       105,728
Raste Aktive                 22,431
Humbje jete                  2,378

revista.one//