Fatos Nano: Ishte pjesëmarrje pak e ulët, erdha ta nxis, të mos vonohen rezultatet…

Fatos Nano: Ishte pjesëmarrje pak e ulët, erdha ta nxis, të mos vonohen rezultatet…

April 25, 2021 0

Ish kryetari i PS-se, Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana Nano, u paraqitën në Mullet ku votuan në qendrën e tyre.

Fatos Nano si lideri historik I të majtës dha edhe deklaratën e tij që kishte edhe doza humori për pjesmarrjen në zgjedhje.

“Unë besoj se sot duhet të jetë një ditë si gjithë të tjerat ndoshta më e gjatë, dhe të mos jetë aq e gjatë periudha që duhet të presim. Sepse më në fund një pjesë do gëzohen një pjesë do mërziten., jam I siguryt që ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë dhe shpresoj që ata që mërziten të mërziten vetëm për veten.

Ishte pak e ulët prandaj erdha që ta nxis. Punë të mbarë” tha Nano