Rakipllari: Je “non grata”, Tom Doshi i kthehet: O ku*vë! T’ju vijë turp!
April 26, 2021Një përplasje e pazakonte ndodhi mes drejtorit të News 24, Robert Rakipllarit dhe kryetarit të PSD-së Tom Doshi. Rakipllari së bashku me të ftuarit e tjerë në emisionin Sokol Ballës, po flisnin për subjektet politike, por përmendën edhe emrin e Tom Doshit. Ky i fundit u lidh “live” me emisionin në një bisedë telefonike. Ai iu drejtua Rakipllarit dhe Fatos Lubonjes duke u thene që të kenë turp që jane marrë gjithë kohën me emrin e tij.
Debati në News 24:
Tom Doshi: Ata dy burrat që ke aty, po u del shumë punë me emrin tim. Mua votat mi ka dhënë populli, ka patur program PSD, ka patur kandidatë më të mirë sesa Thurja apo ata që mendon ti. Mateni vendin mirë kur të flisni, sepse i kam marrë votat në të gjithë Shqipërinë. T’ju vijë turp të dyve, se keni edhe fëmijë dhe hidhni baltë kundër meje! Xhelozia e Rakipllarit se ka humbur PD nuk justifikohet.
Sokol Balla: Ju lutem pa ofendime personale. Komentet janë politike
Doshi: Mua më ka votuar populli, kam marrë 30 mijë vota në gjithë Shqipërinë
Rakipllari: Nuk ka asgjë personale
Doshi: Ti e ke personale
Rakipllari: Nuk kam asgjë personale. Ju keni marrë vota…
Doshi: Ju s’të lini rehat. Ju keni patur frikë të hapni ekranin për mua
Rakipllari: Po të gjykoj si kryetar partie.
Doshi: Ke gjithë ditën që merresh me emrin tim. Turp të kesh!
Rakipllari: foli ambasadores amerikane për të tjerat. Merru me atë dhe jo me mua.
Doshi: Ç’lidhje ka ambasadorja amerikane? Unë jam më i pastër se ty. Do e gjej të drejtën edhe në Amerikë. As kam marrë tendera si tha Lubonja, unë i kam patur kundër të gjitha forcat. T’ju vijë zor që përgojoni! Dihet se kush jam unë. Jam përballur me drejtësinë këtu dhe do të përballem edhe në Amerikë.
Balla: Pse e dhe dorëheqjen?
Doshi: E dhashë dorëheqjen që të jem qytetar i lirë.
Rakipllari: Ti je një person i shpallur non-grata nga SHBA. Se blen 2-3 vota këtu mos kujto se je shumë i fortë. Sokol ndaloje këtë telefonatë. Je non-grata zotëri. Sokol, ndaloje telefonatën, zgjidhe me SHBA dhe pastaj me mua.
Doshi: Ti paguhesh për të dalë aty! Mbylle gojën! O ku*vë!
Drejtuesi i emisionit Balla pasi i perseriti disa here Doshit qe te mos ofendonte te ftuarit, detyrua t’ia ndërpresë telefonatën Tom Doshit me kërkesën e Rakipllarit.