Sherri te KZAZ e lagjes “1 maji”, Celibashi ndërron të gjithë vëzhguesit

Sherri te KZAZ e lagjes “1 maji”, Celibashi ndërron të gjithë vëzhguesit

April 26, 2021 0

Sherri tek KZAZ e lagjes “1 maji” detyron  kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi të heqë të gjithë vëzhguesit e qendrës së numërimit të votave.  Kujtojmë  se  te “1 Maji”, në orët e vona të mbrëmjes plasi sherri me grushte e karrige.

“ KQZ ka vendosur që vëzhguesit e kësaj qendre, edhe ata që nuk janë përfshirë në sherr, të zëvendësohen të gjithë, me 13 vëzhgues të subjekteve politike që janë në garë në këto zgjedhje, dhe 7 nga OJQ”, deklaroi Celibashi.

“Do të ketë vëzhgues të rinj, 13 të tillë. 7 vëzhgues të OJQ-ve. Në qendër do jenë vetëm përfaqësuesit e mediave, kandidatët për deputetë dhe askush tjetër. Do dalin të gjithë vëzhguesit që kanë qenë të akredituar deri tani”, tha Celibashi. Ai theksoi se KQZ ka autorizuar një pushim 4 orë në këtë qendër.

Sipas Celibashit, në sherr janë përfshirë disa vëzhgues. “I pyeta nësë kanë qenë anëtarë të grupit të numërimit, më thanë që kanë qenë të gjithë nga pjesa e vëzhguesve. Ky është rasti i parë”, tha ai.

Lidchur me premtimin e bërë për përfundimin e numërimit brenda 48 orëve, Celibashi shtoi: “Janë numëruar mbi 65% e kutive në më pak se 24 orë, 48 orë nuk më duken larg”.

Ndërkohë, sipas Policisë për përplasjen të shkolla “1 Maj” në zonën e Ali Demit janë shoqëruar 8 persona.

/revista.one/